Mbi 25 vite ekselencë në arsim, duke edukuar breza të suksesshëm në Tiranë. Shkolla ndryshon njeriun. Njeriu ndryshon botën.
Djali im është 21 vjeç. Ai është shkolluar te Sarina që nga klasa e parë deri në vitin e tretë, më pas vazhdoi te Epoka, Qiriazi dhe Polis. Sot është kthyer përsëri dhe është bërë administratori i ri i shkollës. Jam krenar për birin tim.
Edhe shokët e djalit te Sarina janë shumë të suksesshëm.
Tre nivele arsimor, nga fëmijëria e hershme deri te gjimnazi — çdo hap i menduar me kujdes për të ndërtuar të ardhmen e nxënësit tuaj.
Hapat e parë të dijes në një ambient të ngrohtë dhe stimulues. Zhvillimi social, motorik dhe kognitiv realizohet nëpërmjet lojës edukative, muzikës dhe artit krijues. Mësuesit tanë specialistë kujdesen që çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i dashur dhe i motivuar.
Curriculum i plotë sipas programit kombëtar, i pasuruar me gjuhë të huaja (anglisht, italisht), informatikë dhe aktivitete jashtëshkollore. Theksi vihet te zhvillimi kritik i mendimit dhe dashuria ndaj dijes, jo vetëm nota.
Përgatitje serioze dhe rigoroze për maturën shtetërore dhe universitetin. Ofrojmë këshillim karriere individual, orientim universitar dhe mbështetje të plotë akademike. Shumë prej nxënësve tanë janë pranuar në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Cilësia nuk është thjesht një premtim — është filozofia jonë e çdo dite. Ja çfarë na bën të veçantë.
Momentet më të bukura nga jeta e shkollës — aktivitete, evente dhe çdo ditë e veçantë.
Super shkoll . Skam pa nej her shkoll me tmir, Rrespekt per Administratorin shkollës.
Hajt mo shkoll pak fare vrk po mir npergjithsi
Ulini ato cmime mbarut lekt
A doni naft me cmim tlir
Jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë me çdo pyetje. Vizitoni shkollën tonë ose na shkruani — do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.
Ndodhemi në një vendndodhje shumë të lehtë për t'u gjetur — direkt në hyrje të Tiranës, pranë rrugës kryesore.